Analisti Arsim Zekolli tha se hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian ishin gjigand, që siç tha, pavarësisht se gjendja e shqiptarëve ishte më e rënduar se kudo tjetër në Evropë. Zekoni në Debat21 tha se duhet qenë optimistë dhe duhet parë situatën nga këndi i vitit 1991 se në çfarë halli ishin shqiptarët, që për këtë, Zekolli tha se “duhet t’i themi vetes bravo, por edhe t’i falënderojmë partnerët ndërkombëtar për përkrahjen”.
“Nëse e krahasojmë pikënisjen e vitit 1991, ku ka qenë Shqipëria, kjo është vërtetë një hap gjigand, pa asnjë precedent kudo në Evropën Lindore. Gjendja ka qenë edhe në Rumani e vështirë, edhe në Baltik, kudo ka qenë e vështirë, por askund në aq mënyrë dramatike siç ka qenë gjendja jonë e shqiptarëve”, tha Zekolli.

