Kandidati për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani ka falënderuar të gjithë përkrahësit, pavarësisht se nuk arriti t’i fitojë zgjedhjet. Ramadani tha se ka fituar zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria dhe se i është plotësuar dëshira që të ketë dashurinë e popullit.
“Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.
Ju luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën.
Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe”, tha Ramadani.

