Fëmijë të veshur me veshje kombëtare, me këngë dhe valle. Me këso lloj feste u hap çerdhja “Fatosat” në Haraçinë.

Shiritin e preu kreu i integristëve Ali Ahmeti.

Gjatë fjalimit, poentoi politikisht, duke thënë se nuk janë njerëz destabilizues ata që hapin çerdhe.

Kryetari i Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, tregoi se kjo çerdhe ka kapacitet për 115 fëmijë.

Drejtoresha e çerdhes, Drita Iseni, u shpreh se komunës i ka munguar moti kohë ky institucion.

Kjo çerdhe ishte gati për tu hapur që para 3 muajve, po nuk po vihej në funksion. Kryetari i komunës Ibrahimi e akuzonte Ministrin për politikë sociale, Fatmir Limanin, se për shkaqe politike e mban peng hapjen e çerdhes, por Limani mohonte, duke kërkuar që të mos bëhet politikë me çështjen, pasi dokumentacioni ishte në procedurë.