Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në konferencë për media, ka folur për përgjimet e publikuara mes Mimoza Kusari- Lilës dhe Millan Radojçiqit.

“Për këtë votë, shefja e grupit parlamentar të VV-së, pra të spiunit, kryeministrit spiun të Serbisë, e ka bashkuar votën, ka bërë bisedë prapa shpinës së Kosovës, fshehur”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se “është hera e parë që është bashkuar vota e shqiptarëve me Listën Serbe, kundër UÇK’-ë”.

“Pra kanë ndodh marrëveshje për qeverisje, për pushtet, për shumëçka tjetër, por kurrë, hera e parë, në historinë e ekzistencës së Kosovës që është bashku vota e shqiptarëve me serbët, me Listën Serbe kundër UÇK-së, është e Albin Kurtit. Po ashtu është vërtetuar se për këtë votë bashkë janë marrë vesh pas shpinës së Kosovës”, është shprehur ai.

“Kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, ka thënë Haradinaj në fund.