Hari Kejn po shijon një sezon jashtëzakonisht produktiv me Bajern Munihun këtë edicion. Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Klub Brizh, ai kishte shënuar 19 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat. Yllit anglez iu deshën vetëm 14 minuta për të realizuar golin e tij të 20-të të sezonit. Kane shtyu topin në rrjetë nga afërsia për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Goli i tij i 20-të në vetëm 12 ndeshje është koha më e shpejtë që një lojtar ka arritur këtë shifër që nga fillimi i sezonit. Kjo do të thotë se ai e ka arritur kuotën e 20 golave më shpejt se sa Ronaldo dhe Messi ndonjëherë në karrierat e tyre legjendare.

Koha më e shpejtë e Messit për të arritur 20 gola është 17 paraqitje, gjë që e ka bërë në tre raste të ndryshme. Sa i përket Ronaldos, atij i janë dashur 13 ndeshje në sezonin 2014/2015 për të arritur në kuotën e 20 golave. Kejn, i cili ka shënuar në tetë ndeshje radhazi për herë të parë në karrierë, ka arritur 20 gola në vetëm 12 ndeshje, duke theksuar statusin e tij si sulmuesi më vdekjeprurës në Evropë. Ai është lojtari i parë në dhjetë ligat kryesore të Evropës që e arrin këtë shifër.

Për krahasim, “makineria e golave” e Man. Sitit, Erling Haaland, i cili gjithashtu po kalon një formë të shkëlqyer, ka shënuar 15 gola këtë sezon

The post Hari Kejn me rekord mahnitës, që kalon Ronaldon dhe Messin appeared first on Alsat.