
Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Hasanbeg, pranë shkollës fillore “22 Nëntori”, ku një shtyllë elektrike është rrëzuar dhe ka mbetur e varur mbi rrugë,raporton faktiditor
Sipas pamjeve nga vendngjarja, shtylla është përkulur në mënyrë të theksuar, duke mbajtur ende kabllot e tensionit, çka paraqet rrezik serioz për kalimtarët, automjetet dhe veçanërisht për nxënësit që frekuentojnë këtë shkollë.
Ne nderkohe ende nuk eshte pare asnje ekip intervenues nga kompania EVN per sanimin e ketij problemi.
/Faktiditor.info/
