Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, tha Haxhiu, sipas njoftimit nga presidenca.

Ndërkohë, vazhdojnë zjarret në Francë dhe Spanjë dhe raportohet se era e fortë përhap flakët, ndërsa deri tani janë rreth 300 mijë të evakuuar.

Forcat e armatosura të Francës janë thirrur për të ndihmuar brigadat e zjarrfikësve të mbingarkuara, ku nga e shtua u përfshi edhe një avion transporti ushtarak, më i madhi në flotën e Francës./Kosovapress.

The post Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve dhe në kërkim-shpëtim appeared first on Alsat.