Katër ekipet të hëndbollit, në konkurencën e femrave, nga Maqedonia, sot mësuan emrat e ekipeve kundërshtare në garat e Kupës Evropiane.
Skuadra e Çairit, do të nis garat nga raundi i dytë, së bashku me Kumanovën. Kundërshtari i parë në garat evropiane për ekipin nga Çairi do të jetë skuadra sllovene “Ajdovshçina” dhe sfida e parë do të zhvillohet në Slloveni, ndërsa takimi kthyese do të jetë në Shkup. Vitin e kaluar skuadra e Çairit arriti deri në 1/8 e finales të këtij kompeticioni, andaj trajneri Basri Latifi beson se hendbollistet mund të bëjnë edhe një hap më tej në këtë kompeticion evropian.
Ndërkohë Kumanova do të takohet me ekipin “Kaskada Garlijava” nga Letonia.
Kampioni aktual i Maqedonisë, Metalurgu, do të nis garat nga raundi i tretë, ku takohet me Diferdanzhin e Luksemburgut. Ndeshjet e para të raundit të dytë, do të zhvillohen më 26-27 shtator, ndërsa ndeshjet kthyese janë më 4 dhe 5 tetor.
The post Hendbollistet e Çairit do të përballen me ekipin slloven në Kupën Evropiane të EHF-së appeared first on Alsat.
