Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për vepra penale të vazhduara: Përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç (sipas nenit 188 paragrafi 5) dhe Shfaqje e materialit pornografik fëmijës (nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3) të Kodit Penal. I dyshuari, në periudhën kohore nga viti 2023 deri më 27.04.2026, në lokacione të ndryshme ka detyruar për marrëdhënie seksuale një fëmijë të lindur në vitin 2012 dhe e ka keqpërdorur atë për të shkrepur fotografi dhe video me përmbajtje pornografike. Ai e ka kërcënuar fëmijën se nëse i tregon dikujt, materialet e regjistruara do t’ua tregojë personave të tjerë. Duke pasur parasysh rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit mbi dëshmitarët dhe veçanërisht mbi viktimën e mitur, si dhe rrezikun për përsëritjen e veprës, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./Alsat.mk.

The post Hetim për përdhunim dhe prodhim të materialit pornografik me fëmijë appeared first on Alsat.