Sipas asaj që bën të ditur “Sky Sport”, janë plotësuar kushtet që Aleks Himenez të transferohet përfundimisht te Bornmuthi në Angli. Ai ishte dhënë huazim me klauzolë blerje në klubin anglez, ku marrëveshja bëhej e detyrueshme në momentin që lojtari luante të paktën 50% të ndeshjeve si titullar.
Ai luajti ndaj Aston Vilës nga minuta e parë e sfidës dhe kështu u plotësua kjo klauzolë që e bën blerjen të detyrueshme.
Kësisoj, në arkat e Milanit mbërrijnë 19 milionë euro, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh për paraqitjet e tij dhe klasifikimin e klubit anglez. Gjithsesi, gjysma e kësaj shume shkon në arkat e Real Madrid, sipas marrëveshjes që kishin kuqezinjtë me të në momentin kur transferuan spanjollin.
The post Himenez plotëson klauzolën, përfitojnë Milani dhe Real Madridi appeared first on Alsat.
