Lidhja Automote e Maqedonisë ka njoftuar se automjetet e rënda ngarkuese do të mund të qarkullojnë lirshëm në Strazhë, transmeton TV21.
Qarkullimi i lirshëm ka filluar nga ora 20:00 e ditës së sotme.
Kujtojmë se ndalesa për qarkullim ishte vendosur gjatë ditës së djeshme, për shkak të situatës së rënduar në Strazhë nga reshjet e dendura të borës.

 
                    