Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi planin e paqes për Gazën në Sharm el-Sheikh.

Gjatë fjalës së tij pas nënshkrimit, Trump deklaroi se më në fund është arritur paqja në Lindjen e Mesme, shkruan Sky News.

Ai thotë se kjo “është dita për të cilën njerëzit në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën kanë punuar, janë përpjekur, kanë shpresuar dhe janë lutur”.

“Ne kemi arritur atë që të gjithë e quanin të pamundur, më në fund kemi paqe në Lindjen e Mesme. Është kaq e bukur të shohësh një ditë të re dhe të bukur që po lind. Dhe tani fillon rindërtimi.”, theksoi ai.

Trump shprehu mirënjohjen e tij të jashtëzakonshme për kombet arabe dhe myslimane”, që sipas tij, ndihmuan në bërjen të mundur këtë përparim të jashtëzakonshëm.