Partitë shqiptare duhet të lënë anash revanshizmin politik dhe të fokusohen më shumë në çështjet me interes për qytetarët shqiptarë. Kështu vlerëson opinionisti Besim Hoda, sipas të cilit, duhet të trajtohen seriozisht disa nga çështjet kyçe. Ai vlerëson se përgjegjësia për këtë është edhe e pozitës por edhe e opozitës. Hoda thotë se kërkesat etnike duhet të vendosen përpara VMRO-DPMNE-së.
“Unë do të kisha dashur që edhe ju të bëheni më autokritik për të ndërtuar një strukturë më kohezive brenda për brenda VLEN-it, sa më shpejt sepse mungon. Ju e dini që edhe në zgjedhje keni hyrë vetëm e vetëm për ta fituar BDI-në, një pjesë e BDI-ja ka hyrë për të fituar BDI-në dhe ka pasur manifestime të jashtëzakonshme. Ashtu siç ndodh tani në komunën tonë që vallëzojmë dhe luajmë dhe punët s’i kemi fare mirë. Në qoftë se pozita bie në këtë grackë për shkak të pozicionit, opozita e ka këtë rol dhe jo të merret me VLEN-in. Ju e shihni që kur ndodhin zgjedhjet në Maqedoni, në çdo kuti votimi ka nga një përfaqësues maqedonas dhe asnjëherë në Maqedoninë lindore nuk ka edhe nga një përfaqësues shqiptar. Ky është devalvim total, ne nuk arrijmë të kontrollojmë. Ju harroni fare që nuk arrini të diskutoni që nuk është bërë regjistrimi i popullsisë. Dy herë që është bërë, është bërë në mënyrë false, me marrëveshje konkrete politike ku shqiptarët humbin. Ju harroni që Maqedonia nuk mund të ketë 1 milion e 800 mijë votues dhe 2 milionë banorë. Kjo është absurde. Gjithë kjo lejon që të ketë një diskrepancë të jashtëzakonshme. Te shqiptarët dilet 25,28,30 për qind. Këta janë ata që presin shqiptarët nga përfaqësuesit e tyre politik që paguhen nga taksat e shqiptarëve”, tha Besim Hoda, opinionist./ Alsat.mk
The post Hoda: Përgjegjësi e pozitës dhe opozitës për çështjet shqiptare appeared first on Alsat.
