Një yll i ri ka dalë në Festivalin e Filmit në Cyrih – Tilly Norwood. Emri i saj përmendet gjithnjë e më shumë në industri, por Tilly nuk është një person i vërtetë. Ajo është aktorja e parë e inteligjencës artificiale. Krijuesja është “Ixikoia”, një studio talentesh e inteligjencës artificiale e themeluar nga kompania “Particle6”, pronare e së cilës është aktorja dhe producentja dixhitale holandeze Elin van der Velden.

Disa muaj më parë, Tilly mori rolin e saj të parë. Është një film i shkurtër i titulluar “Komisionerja e Inteligjencës Artificiale”, në të cilin gjithçka gjenerohet me ndihmën e inteligjencës artificiale – nga aktorët, zërat, te skenografia dhe mjedisi.

– Ne ishim skeptikë dhe menduam se kjo nuk do të funksiononte. Por në maj ndryshuam mendje. Kur prezantuam Tilly-n, njerëzit pyesnin veten se çfarë ishte në të vërtetë. Dhe sot po përgatitemi të njoftojmë se cilën agjenci do të përfaqësojë ajo në muajt në vijim – thotë Van der Velden.

Ambicia është e qartë – Tilly Norwood duhet të bëhet Scarlett Johansson ose Natalie Portman e re.

– Njerëzit po fillojnë të kuptojnë se kreativiteti nuk duhet të kufizohet nga buxheti. Kur nuk ka pengesa të tilla, inteligjenca artificiale mund të sjellë shumë gjëra pozitive. Gjithçka varet nga një ndryshim në perspektivë. Epoka e aktorëve sintetikë nuk po vjen, ajo ka ardhur tashmë – shton Van der Velden.

The post Hollivudi merr yllin e parë të inteligjencës artificiale: Ajo duket si një përzierje e Natalie Portman dhe Scarlett Johansson appeared first on Alsat.