Konvertimi nga feja muslimane në at katolike ka marrë një hovë të madh kohëve të fundit në Kosovë.
Mbi atë se a është në rregull se këto konvertime po bëhen publike, ka folur për Lajmi.net, Hoxha Burim Piraj, i cili tha se personat e tillë nuk kanë qenë asnjëherë muslimanë.

“Ata nuk kanë qenë kurrë muslimanë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se çdo kujt i jepet e drejta që të ketë bindjet e veta fetare por pa e ofenduar tjetrin.

Madje ai ka thënë se në Kosovë, Qeveria dhe Prokuroria duhet të marrin masa rreth personave të cilët ofendojnë në baza fetare e nacionale.

Piraj thotë se çdo person duhet ta ketë derën e hapur pavarësisht bindjeve fetare.

“Mu mka josh islami ,mu mka josh kurani edhe une aty e kum gjet veten”, thotë Piraj.

Ai mes tjerash thotë se njëriu duhet të qëndroj aty ku e gjen veten dhe jo të mbetet në fenë që e kanë lënë të parët e tij. /Lajmi.net/