Kryetari i PDE-së Arjanit Hoxha përmes rrjetit social Facebook ka bërë thirrje për pjesmarje masive në protestën e nesërme të organizuar nga OVL-UÇK në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në burg në Hagë.

Ky është postimi i plotë i Hoxhës:

Nesër, më 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00, të gjitha rrugët na dërgojnë te Sheshi “Skënderbeu” në Shkup.
Ngritja e zërit për të mbrojtur ata që sollën lirinë në Kosovë dhe që sot padrejtësisht po mbahen prej vitesh në burg, larg familjeve të tyre dhe larg vendit të cilit i sollën lirinë, është obligim moral dhe kombëtar për secilin prej nesh.
Prandaj bëj thirrje për prezencë masive në këtë protestë paqësore gjithëkombëtare!