Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane Arjanit Hoxha realizoi takim miqësor me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup z. Denion Meidani.
Në takim u bisedua për sfida e përbashkëta të dy vendeve tona në aspiratat për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian.
Ambasadori Mejdani dhe kryetari i PDE-së Hoxha rikonfirmuan qendrimin e përbashkët se e ardhmja e të dy vendeve tona është në Bashkimin Evropian dhe gjithë forcat politike duhet të angazhohen për të arritur këtë synim strategjik – njoftojnë nga Media Qendra e PDE-së.