Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në ”Click” të RTV21 ka shprehur shqetësimin se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara mund të përdoret për ta izoluar dhe goditur Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Unë kam frikë se aktgjykimi do të përdoret si një armë për ta izoluar Kosovën, për ta goditur Kosovën. Këto ditë më ka rënë të takohem me diplomatë. Një pjesë e madhe e tyre, me vetëdije e pa vetëdije, janë duke e instrumentalizuar aktgjykimin, realisht për ta penalizuar Kosovën. Këtu duhet një qasje e menduar mirë se si do të sillet Kosova si vend”, deklaroi Hoxhaj në RTV21.
