Atalanta po mendon shkarkimin e trajnerit të saj pas humbjes së parë që pësoi në kampionat në këtë sezon. Klubi bergamask raportohet se po sheh alternativat për pankinën, pasi duket qartësisht se ekipi nuk është në rrugën e kërkuar nën urdhrat e kroatit Ivan Juriç. Ky i fundit, i afruar pas largimit të Gasperinit pasi vlerësohej si një “nxënës” i tij, por rezultatet dhe loja e bergamaskëve është shumë larg asaj që pritej.
Ekipi pësoi humbjen e parë në kampionat ndaj Udinezes, por në 10 javë ka regjistruar vetëm 2 fitore, teksa i mungon një e tillë që nga 21 shtatori.
Sipas mediave italiane, po shqyrtohet mundësia e shkarkimit të trajnerit, por i është dhënë një lloj ultimatumi, duke pasur parasysh se ka pak kohë në dispozicion në ditët në vijim, meqë janë ndeshjet ndaj Olimpik Marsejës dhe Sasuolos. Për momentin janë në majë të listës dy kandidatura për ta zëvendësuar, Tiago Mota dhe Rafaele Paladino.
The post Humbja e parë në kampionat mund të sjellë shkarkimin e trajnerit?! appeared first on Alsat.

