Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se pasaporta e tij kishte skaduar dhe nuk kishte vizë për të udhëtuar.
Situata u bë virale në rrjetin TikTok, pasi një punonjëse e aeroportit ndau përvojën e saj, e shokuar nga rasti: “Si nënë, jam e tmerruar. Kush lë një fëmijë vetëm në terminal për orë të tëra?”.
Pas sinjalizimit të stafit, Guardia Civil ndërhyri menjëherë dhe arriti të ndalojë prindërit para se të nisej avioni. Ata u shoqëruan në komisariat dhe po hetohen për braktisje të një të mituri.
Në Spanjë, braktisja e fëmijëve konsiderohet vepër penale dhe mund të çojë në dënime të rënda, përfshirë burg.
The post I kishte skaduar pasaporta, prindërit lënë në aeroportin e Barcelonës fëmijën 10 vjeç appeared first on Alsat.
