Gazetare: Ajnure Bafqari

Vapa përvëluese, me pasoja serioze edhe në trafik. Autoritetet njoftojnë për rritje të aksidenteve si pasojë e lodhjes, dehidrimit dhe mungesës së përqendrimit te shoferët. Rreziqet shtohen edhe nga mungesa e mbrojtjes adekuate te motoçiklistët dhe drejtuesit e trotinetëve elektrikë, ndërkohë që shumë aksidente lidhen me pakujdesinë dhe ngasjen nën ndikimin e alkoolit.

“Dukshëm është rritur numri i aksidenteve. Mes shkaqeve janë edhe drejtimi i pakujdesshëm i automjeteve, drejtimi nën ndikimin e alkoolit si dhe mungesa e mbrojtjes adekuate tek drejtuesit e motoçikletave dhe trotineteve elektrikë”, thonë nga Urgjenca.

Ministria e Punëve të Brendshme nga ana tjetër ka intensifikuar kontrollet në trafik, në të gjithë territorin e shtetit.

“Ditët e fundit është shtuar numri i kontrolleve në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe respektimin e rregullave. Së fundmi SPB Shkup realizoi një aksion të përqendruar te drejtuesit e motoçikletave. Gjatë kontrollit u morën masa ndaj 155 pjesëmarrësve në trafik, prej tyre 51 ishin gjoba për motoçiklistë“, thonë nga Goce Andreevski, MPB.

Me kontrolle të shtuara në rrugë, policia do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim./Alsat.mk

The post I nxehti shkakton telashe edhe në komunikacion appeared first on Alsat.