Një 36-vjeçar nga Tetova ka përfunduar në polici, pas një denoncimi nga nëna e tij. Gjithçka kishte filluar pasi nëna nuk ia kishte dhënë shumën e parave që ia ka kërkuar i biri dhe ky i fundit më pas e ka goditur me mjet të fortë.

“Më datë 17.10.2026 në orën 07:15 në rrugën “Iliria” në Tetovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Tetovë kanë privuar nga liria personin K.B. (36) nga Tetova. Ai ishte denoncuar nga nëna e tij 62-vjeçare se rreth orës 01:00 i kishte kërkuar para, pas së cilës pasi kishte marrë para, ishte bërë agresiv dhe kishte kërkuar më shumë, me ç’rast kishte hedhur një mjet të fortë drejt saj. Inspektim në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë.