Reshjet e shumta të borës e kthyen Sarajevën në një pamje përrallore, përcjell TV21. Këtë e shfrytëzoi një djalë i ri, i cili realizoi ëndrrën e tij për të bërë ski në rrugën kryesore të qytetit. Ai tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve me spektaklin e tij spontan të skive, transmeton “Dnevni Avaz”.
Skiimi në bulevard shkaktoi gëzim tek kalimtarët, të cilët me telefonat celularë kapën këtë moment të pazakontë dhe e ndanë në rrjetet sociale. Shumica e reagimeve ishin plot admirim, ndërsa shumë thanë se kjo atmosferë pozitive ua kishte zbukuruar ditën.
Djali, i cili u ndëshkua me 200 euro për rrezikimin e sigurisë në trafikun rrugor, deklaroi se dëshiron të ndajë dashurinë e tij për sportet dimërore në një mënyrë që të bëjë të tjerët të qeshin dhe të inspirojë të tjerët.
“Nuk mund t’i shpjegosh të vdekurit se çfarë është jeta. Ashtu si nuk mund t’u shpjegosh disa njerëzve se makinat nuk ngadalësuan për shkak timin – por unë ngadalësova për shkak të tyre. Ky video e kundërshton atë që mediat thonë, se unë ngadalësova trafikun. Po, ishte e rrezikshme. Por nga perspektiva ime – aspak. Gjatë gjithë jetës kam bërë ski profesionalisht dhe e di saktësisht ku janë kufijtë e mi. Kjo nuk ishte çmenduri, por një veprim i kontrolluar nga përvoja. Po e publikoj vetëm tani sepse qëllimi kurrë nuk ishte Instagrami, shikime ose vëmendje (nuk jam ai lloj i personit). Kjo ishte realizimi i ëndrrës së një djali – një herë në jetë, dhe kaq”, deklaroi
Benjamin Godinjak.
