Një e moshuar nga Shkupit ka raportuar në Polici se është mashtruar për 900 euro, përcjell TV21. Sipas raportimit, një person rrejshëm i është paraqitur si zyrtar policie dhe e ka gënjyer duke i thënë se mbesa e saj ka pësuar aksident dhe se për ta shpëtuar nevojiteshin para.
“Më 17.07.2025, në orën 11:00, në SPB Shkup, një grua 80-vjeçare nga Shkupi raportoi se më 16.07.2025 ishte mashtruar nga një person mashkull për një shumë prej rreth 900 eurosh. Sipas denoncimit, personi i kishte telefonuar, ishte paraqitur si zyrtar policie dhe i kishte thënë se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku në të cilin kishte shtypur një fëmijë, i cili kishte ndërruar jetë, dhe që nëse nuk donte që ajo të përfundonte në burg, duhej të paguante. Siç është raportuar, ajo i kishte hedhur paratë nga ballkoni, ashtu siç i kishte thënë personi më parë, dhe më pas e kishte kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
