Fotografi Astrit Ibrahimi, i cili ka shërbyer si fotograf i Zyrës së Presidentit të Kosovës gjatë mandatit të Hashim Thaçit, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi të veçantë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e realizuar kohë më parë. Pas vizitës së sotme të Ramës në Hagë, ku po mbahet Thaçi, Ibrahimi ka shkruar:
“Edi Rama na tregoi çfarë do të thotë të jesh burrështetas kur e vizitoi Hashim Thaçin, burrështetasin më të madh të Kosovës. Një foto me dy liderë të rilindjes moderne kombëtare”, ka shkruar fotografi Ibrahimi.
