Në Madrid të Spanjës Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e parë në histori në fazën kryesore të një kompeticioni Evropian, ndërsa para duelit me Rajo Vallejkanon para mediave spanjolle nga tabori kuqezi foli edhe kapiteni Besart Ibraimi.
“Është ndeshje historike për të gjithë ne. Jemi të kënaqur që kemi arritur deri këtu, jemi të gatshëm ta japim maksimumin, e dimë se me çfarë kundërshtari luajmë nesër. E vlerësojmë dhe është për tu vlerësuar, e jona është të dalim në fushë, të japim maksimumin dhe të shpresojmë që te futbolli nuk fiton gjithmonë më i miri.
Edhe unë nuk do të kisha veçuar ndonjërin prej futbollistëve. Normal i kemi ndjekur, ndeshjen me Barcelonën dhe Seviljën, janë një grup i mirë, luftojnë shumë dhe besoj që janë një ekip luftarak”.
Ne jemi të gatshëm që nesër të dalim në fushë, të japim maksimumin në çdo aspekt, e dimë me çfarë kundërshtari kemi punë nesër, e rëndësishme është se ne jemi gati dhe pjesën tjetër të ia lëmë fushës.
E dimë që Rajo Valejkano është favorit në ndeshjen e nesërme. Gati çdo javë ne e shikojmë La Ligën, i shikojmë ekipet e mëdha, kanë luajtur me ekipe si Barcelona, Real Madridi, kështu që ne i njohim dhe jemi krenar që luajmë kësi lloj ndeshje me skuadra që i shohim kundër Real Madridit apo Barcelonës, por e jona mbi të gjitha është të dalim ta japim maksimumin.
Besoj që është një stadium normal. Ende nuk e kemi parë, pasi ta shohim, ndoshta tani mund të ju tregojmë se çfarë mendimi kemi”.
“Kuqezinjtë” ditë më parë zhvilluan stërvitjen e vetme në stadiumin e Valejkas të Madridit, ku sonte, do të përballen me Rajo Valejkanon (sonte, ora 18.45) për të regjistruar ndeshjen e parë dhe historike në grupet (tashmë faza e ligës) e një kompeticioni europian.
The post Ibraimi: Jemi krenar që luajmë ndaj skuadrës që sfidon Realin dhe Barcelonën appeared first on Alsat.