Shtetet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kanë vendosur unanimisht të fillojnë lirimin më të madh të rezervave emergjente të naftës në historinë e organizatës, njoftoi Drejtori Ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol, raportojnë mediat.
“Vendet e IEA-s do të lëshojnë 400 milionë fuçi naftë në treg për të kompensuar furnizimin e humbur për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit”, tha Birol në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në faqen e internetit të agjencisë.
Rekordi prej 400 milionë fuçish
IEA ka konfirmuar se një sasi rekord prej 400 milionë fuçi naftë bruto nga rezervat e emergjencës do të hidhet në treg për të lehtësuar ndërprerjet e furnizimit të shkaktuara nga lufta. Agjencia thotë se rezervat do të hidhen në treg brenda një afati kohor që i përshtatet rrethanave të secilit vend anëtar.
Veprimi i gjashtë i koordinuar në historinë e IEA-s
Siç raportohet nga media, ky është veprimi i gjashtë i koordinuar për të liruar rezervat strategjike që nga themelimi i IEA-së në vitin 1974. Më parë, masa të tilla u morën në vitin 1991 gjatë Luftës së parë të Gjirit, në vitin 2005 pas Uraganit Katrina në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2011 gjatë luftës në Libi dhe dy herë në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës.
The post IEA vendos të fillojë lëshimin më të madh të naftës nga rezervat strategjike në histori appeared first on Alsat.
