Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani thotë se VLEN-i dhe Qeveria po e mbrojnë ministrin Ivan Stoilkoviq, për incidentin në Kuvend në korrik të këtij viti, ku sipas tyre u ofenduan deputetët shqiptarë. Hasani përsëriti thirrjen e tij në Kuvend që të procedohet iniciativa për themelimin e komisionit anketues për t’u zbardhur incidenti në fjalë.

“Mos vallë VLEN-i është aq i varur nga kjo Qeveri sa s’guxon me bë zë. Ciu s’guxon me bë edhe kur cenohet dinjiteti i deputetëve shqiptarë edhe kur cenohen interesat shqiptare në përgjithësi. Ne si Front Evropian s’e pranojmë këtë fakt, defakto se Kuvendi është pronë e Qeverisë. Një Ministër duhet të japë patjetër llogari për sjelljen e tij edhe kërkesa jonë është shumë e qartë, procedojeni propozim-vendimin për komisionin anketues, mos u fshihni pas formulimeve të përgjithshme”. Deklaroi Ilir Hasani, Deputet i Frontit Evropian./Alsat.mk

The post Ilir Hasani: VLEN po mbron ministrin Stoilkoviq dhe po hesht para fyerjes së deputetëve shqiptarë appeared first on Alsat.