Ilir Shaqiri është autor i përmbi 600 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike. Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare.

Ndoshta nuk e dinit, por mësimet fillore i ka bërë në Turiqec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në gjuhë dhe letërsi shqipe në Prizren e Prishtinë.

Ka punuar edhe si farmacist.

Mbetet zëri legjendar dhe ndër më të bukurit në muzikën shqipe.