
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.B. (37) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “kanosje e sigurisë”.
Më 05.10.2025, i denoncuari, duke qenë në një automjet të tipit “Volkswagen Amarok”, ka drejtuar armën drejt një automjeti tjetër në të cilin po udhëtonin punonjës policie.
Pas kontrollit të kryer mbi automjetin, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Walther” dhe një thikë.

