Tre personat e arrestuar për shkak përleshjes fizike në protestën e sotme studentore janë lëshuar nga autoritetet policore. Alsat mëson se rasti është mbyllur pas identifikimit të pjesëmarrësve në incident dhe marrjes së deklaratave. Rasti është kualifikuar si rrahje. Ndërsa paralajmërohet kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Incidenti ndodhi pak para se studentët të arrijnë para objektit të Ministrisë së Drejtësisë. Arsyeja dyshohet të ketë qenë provokimi i një të riu maqedonas, pas çka janë vërsulur dy të rinj shqiptarë. /Alsat.mk

The post INCIDENTI / Të rinjë lihen të lirë, rasti mbyllet si “rrahje” appeared first on Alsat.