India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke goditur “infrastrukturë terroriste” si në Pakistan ashtu edhe në Kashmir – një përshkallëzim masiv i tensioneve mes dy shteteve, raportoi CNN.

“Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.

“Veprimet tona kanë qenë me fokus, të matura dhe jo përshkallëzuese. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar një përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën  e ekzekutimit”.

Ka shtuar se India ka shënjestruar nëntë zona.

Disa shpërthime janë dëgjuar në Kashmirin e qeverisur nga Pakistani.