Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në janar 2026, në raport me dhjetorin 2025, është 0,7%, njoftoi sot Enti i Statistikës, përcjell TV21. Për një vit, përkatësisht nga janari 2025 deri në janar 2026, shënon rritje prej 3,2%. Shpenzimet e jetesës për ushqim dhe pije joalkoolike në janar 2026, në raport me janar 2025, janë më të larta për 5,2%.

Sipas Entit të Statistikës, çmimet me pakicë në janar të këtij viti, në raport me dhjetor të vitit të kaluar, janë ulur për 2,7%, ndërsa në raport me janar të vitit të kaluar janë rritur për 1,2%.