Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Suleimani, aktualisht ndodhet para stacionit policor në Tetovë, ku janë ndaluar tre persona, shoferi i Sulejmanit dhe nipi i shoferit.
Policia e ndërhyrjes së shpejtë ka ndaluar nipin e shoferit të Sedat Sulejmanit për ta identifikuar dhe nipi ka telefonuar për t’u ankuar, pas së cilës shoferi i Sulejmanit ka shkuar në vendngjarje për të reaguar. Policia ka ndaluar të dy së bashku me një person tjetër dhe të gjithë aktualisht ndodhen në SPB Tetovë. Deputeti Adnan Aziri dhe zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, janë aktualisht para SPB Tetovës, mëson Infomax.
Jozyrtarisht ka pasur sulm ndaj policëve, deri më tani nuk ka informacione nëse dhe çfarë lëndimesh kanë policët dhe nëse janë përdorur armë.

