Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup njofton për thirrje për aplikime të kandidatëve nga RMV-ja për bursat e Qeverisë së Republikës Sllovake (Slovak Republic Government Scholarship), për studime deridiplomike dhe të magjistraturës në fusha të caktuara të arsimit (në shtojcë) për vitin akademik 2025/2026.

Informacione më të hollësishme në lidhje me kushtet financiare për këto bursa mund të gjenden në: https://www.minedu.sk/scholarships-of-the-government-of-the-slovak-republic/.Udhëzimet për aplikim mund të gjenden në ueb-faqen: www.vladnestipendia.sk / www.vladnestipendia.sk/en/

Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë theksuar kushtet për të marrë një bursë studimi. Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike jo më vonë se 30 maj 2025.

“Kusht për ndarjen e bursës qeveritare për kohëzgjatjen standarde të studimeve të arsimit të lartë është njohja e gjuhës sllovake në nivelin e kërkuar dhe pranimi për studim në fushën e zgjedhur në universitet shtetëror në Republikën Sllovake. Për të mësuar më mirë gjuhën sllovake, aplikantët për bursë qeveritare kanë mundësinë të japin trajnime gjuhësore dhe profesionale në gjuhën sllovake dhe lëndët profesionale me fokus të përmirësimit të aftësive të komunikimit të domosdoshme për zotërimin e studimeve universitare në gjuhën sllovake. Trajnimi është falas për aplikantët e përzgjedhur dhe e njëjta do të organizohet nga Universiteti “Matej Bel” në Banska Bistrica, në periudhën nga 2 shtatori 2025 deri më 30 qershor 2026″, informoi MASH në publikimin, në të cilin janë theksuar edhe fushat e studimit për kandidatë nga shteti ynë.