Interi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Juventusit në përballjen e fundit në Serie A. Zikaltërit dominuan takimin dhe arritën të sigurojnë tre pikë të vlefshme në garën për kreun e tabelës, transmeton TV21.
Në minutën e 17 Cambiaso shënoi autogol duke e çuar në epërsi Interin, ndërkaq po Cambiaso barazoi rezultatin 1 me 1. Në minutën e 76 Esposito shënoi për Zikaltërit, ndërsa Locatelli në minutën e 83 shënon për Juventusin duke barazuar rezultatin në 2 me 2. Ishte Zielinski ai që i solli fitoren Interit kundër “zonjës së vjetër” në minutën e 90-të.
Me këtë fitore, Interi forcon pozitat në renditje, ndërsa Juventusi pëson një humbje që mund të ndikojë në objektivat e sezonit.
