Gazetar: Avni Tahiri

Wi-Fi falas për studentët e fakultetin filozofik të Universitetit Kiril dhe Metodij në Shkup u promovua sot nga Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski.

Ndërsa vetëm disa metra larg nga vendi i qendrës së promovuar të internetit falas, objekti i Fakultetit të Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike dhe Fakultetit të Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit po shkatërrohet çdo ditë. Së fundmi këto dy objekte janë shndërruar në vend strehim për të pastrehët e madje në njërin kulm janë ngritur edhe tenda të pastrehëve.

Sipas Andonovskit, për ndërtesat e fakultetit të informatikës dhe të sportit, po behet revizion dhe sipas tij, pritet që nga viti i ardhshëm të fillohet me renovimin e objekteve.

”Ministria e Arsimit ka përgatitur revizion të projektit për ndërtesat e fakultetit të informatikës dhe të sportit, dhe shpresoj që pas revizionit të projektit, pasi është i lënë pas dore nga qeveria e kaluar rreth dhjetë vite dhe shpresoj që më pas të filloje procesi i renovimit dhe pres që ajo të filloje nga viti 2026 dhe 2027, deri në fund të mandatit besoj që do të përfundojë”, tha Stefan Andonovski – Ministër i Transformimit Dixhital.

Sa i përket dy objekteve të lëna në harresë, në muajin maj të këtij viti u nënshkrua edhe memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë, që së bashku të inspektojnë gjendjen fizike e objekteve, të shqyrtojnë dokumentacionet dhe më pas të përcaktohet mënyrën se si do të vazhdojë ndërtimi.

Ndërtimi i dy objekteve të fakulteteve, ati të informatikës dhe të sportit, filloi në vitin 2015 dhe u ndërpre në vitin 2019, dhe deri më sot këto dy objekte janë lënë në mëshirë të fatit dhe po amortizohen çdo ditë. /Alsat.mk

The post Internet falas për studentët në një kampus, ku prej vitesh mezi qëndron në këmbë objekt i nisur për Fakultetin e Shkencave të Informatikës appeared first on Alsat.