Gazetare: Linda Ebibi

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, thotë se në marrjen e mandatit shëndetësinë e ka gjetur me një sistem të rrënuar dhe me mungesë të mjekëve në çdo institucion shëndetësor. Për 300 specializantët e parë thotë se procedura tashmë ka mbaruar, ndërsa për 300 të tjerë duhet të mbaron deri në fund të vitit. Për shkurtimin e pritjeve nëpër sportele të klinikave, Aliu tha se janë duke punuar në digjitalizimin e proceseve shëndetësore. Digjitalizimin e premtoi edhe për parkingun në “Nënë Tereza”. Ndërsa në mënyrë që të mos përsëritet mungesa e terapive për pacientët onkologjik, tha se tenderët do të bëhen gjashtë muaj para kohe.

Që nga zgjedhja juaj si ministër e deri më sot, nga ajo që e keni parë shëndetësinë, si e vlerësoni shëndetësinë, dhe ku duhet vepruar me urgjencë?

“Shëndetësinë e gjeta pa një sistem të definuar mirë, është një kaos i cili përveç kaosit të infrastrukturës që kuptohet duhet kohë do të duhet kohë për tu realizuar dhe kapacitetet njerëzore që në çdo klinikë, në çdo institucion shëndetësor mungon staf profesional. Për fat të keq nuk ka as ndonjë sistem mirë i definuar, i cili do të menaxhon me institucionet shtetërore”, tha Aliu, ministër i shëndetësisë.

Deri ku janë procedurat për specializantët e rinj, punësimet e reja dhe infrastrukturën e re mjekësore?

“Pra 300 specializimet që ishin në fazën e parë veç kanë mbaruar momentalisht bëmë hapjen e interesit për specializantë të rinj 300 të tjerë. Deri tani kemi të interesuar 384, pra struktura e organizimit administrativ të këtyre 300 që do të jenë do të vazhdon më tej, kuptohet këtu ndoshta do të kemi edhe ngecje administrative për shkak të zgjedhjeve lokale, por gjithsesi pas nëse diçka do të ngec, do të vazhdohet pas zgjedhjeve lokale dhe do të procedohet edhe për 300 të tjera. E dini që me vendim të qeverisë këto 600 specializant do të duhet të pranohen deri në fund të vitit”, theksoi ministri Aliu.

Nga ankesat e qytetarëve më së shumti është potencuar pritja për termine. Ka ndonjë metodë të re për terminë, nëse po a po mendohet për diçka më inovative?

“Gjithsesi qasja jonë është të bëjmë matje të shërbimeve që i japim për qytetarët, në bazë të matjeve të informatave që i kemi deri më tani, ankesat më të mëdha janë për infrastrukturë dhe pritje të gjata përpara sporteleve që të marrin shërbime, por gjithësisë edhe pritje për rezultatet nga mjekët. Në këtë drejtim, bëjmë optimizimin e infrastrukturës shëndetësore në shtet si në aspekt të kapaciteteve njerëzore ku pranojmë tani të rinj në institucionet shtetërore, e dini që në çdo institucion shtetëror tani më me vendime, me qasje të hapur pranohen mjekë, motra medicinale dhe teknik. Nga ana tjetër bëjmë digjitalizimin e proceseve në shëndetësi me qëllim që të merren shërbime në kohë reale, transparenca të ngritet dhe besimi i qytetarit kundra institucionit shëndetësor të rritet”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

A ka nisur apo akoma jo zbatimi i planit për zgjidhjen e krizës për parkingje?

“Po e dini që nga fillimi një nga aktivitetet ishte rregullimi le të themi optimizimi i parkingut në qendrën “Nënë Tereza” në Shkup, pra hapi parë ishte që të bëjmë një memorandum për bashkëpunim me një institucion privat këtu afër klinikës, ku 300 hapësira të reja vendi për parkim u sigurua dhe tani më ato shfrytëzohen. Hapi i dytë veç sa ka filluar para dy ditësh që është komplet riorganizimi i parkingut në kampusin “Nënë Tereza”. Përveç organizimit fizik që do të jetë, do të ndërtohen edhe staza të reja për parking me hapësira të reja për parking, do të jetë edhe digjitalizimi i plotë i parkingut, me qëllim që kur do të hyhet brenda të mund të ndjeket i gjithë procesi deri në parkim dhe pastaj deri në dalje nga parkingu me këtë bëjmë edhe optimizimin e kohës që pacientët mos të ngecin brenda derisa gjejnë vendparkim e derisa të parkohen”, shtoi ai.

Çfarë investimesh do të ketë në shëndetësi me rebalancin e buxhetit që u miratua këtë javë në Kuvend?

Pra unë kam bërë dy tre informata të ndryshme, qofshin ato në mediume të shkruara apo multi mediale ku themi që ku themi që në këtë fazë veç 205 milionë euro do të investohen në Shtip në Tetovë dhe Kërçovë. Në Kërçovë do të bëhet një objekt komplet i ri, në Tetovë do të bëjmë dy objekte të reja dhe komplet rikonstruimi i objekteve momentale në Tetovë, ndërsa në Shtip do të bëhet objekt i ri për Universitetin, pra Fakultetin e Mjekësisë, organizimin ose ri adaptimin e objekteve momentale që janë. Kjo ishte faza e parë, në fazën e dytë do të vazhdohet që në Shtëpitë e Shëndetit gjithandej në Maqedoni të riparohen, të investohet apo të bëhet nga e para nëse objektet janë shumë të vjetra. Qëllimi jonë është që shëndetësia primare dhe sekondare të marrin frymën dhe rolin që ato duhet ta kenë në çdo shtet. Për fat të keq tani nuk është ashtu, e dini që 70 për qind të pacientëve që janë në shëndetësinë terciare janë që vinë nga primarja dhe sekondarja pa pasur nevojë realisht të shërbehen në shëndetësinë terciare. Kjo bëhet për shkak të neglizhencës së infrastrukturës në nivel lokal. Për këtë arsye intensivisht punojmë që të marrin informata se ku duhet të investohet për objekt të ri, ku duhet objekte të rinovohen dhe ku duhet kapacitetet njerëzore të forcohen”, shtoi ministri Aliu.

Në Klinikën e Onkologjisë ka shumë radhë të gjata për të marrë shërbimet mjekësore, çfarë do të ndërmerrni në këtë drejtim?

“Është shumë e vërtet po të shkoni edhe sot, tani të shkojmë bashkë në Klinikën e Onkologjisë do të shihni një numër shumë të madh të pacientëve duke pritur radhë për të marrë shërbimin që duhet ta marrin, janë pacientë të cilët kanë nevojë edhe për një person nga familjarët që do të ju ndihmon derisa marrin tretmanin e nevojshëm dhe procedurat shëndetësore, në këtë aspekt bëmë disperzimin e onkologjisë. Pra, tani Onkologjia në nivel të shërbimeve ambulantore do të jetë e disperzuar përveç në Shkup do të jetë në “8 Shtator”, në Tetovë dhe në Manastir. Me këtë do të bëjmë edhe një shërbim qytetarëve që të marrin shërbime sa më afër vendit të tyre dhe të mos kenë nevojë tani të udhëtojnë dhe të vijnë deri në Shkup, por nga ana tjetër gjithsesi mendojmë seriozisht që qendra të tilla si i kemi në Klinikën “Nënë Tereza” këtu në Shkup, ti disperzojmë edhe në Tetovë edhe në Manastir, punojmë intensivisht që të marrim një pajisje simulatore me qëllim që, e dini se në aspekt onkologjik është shumë i rëndësishëm për të definuar strategjinë e dhënies së shërbimit ndaj këtyre qytetarëve. Besoj se shumë shpejtë, për 7-8 muaj do të kemi edhe programin e disperzimit të plotë të onkologjisë, ndërsa tani në këtë periudhë bëjmë disperzimin për ilaçet që mund të jepen në nivel të ambulantave në Tetovë, në Manastir dhe në “8 Shtatori” këtu”, theksoi Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Jemi dëshmitarë se shpesh në Klinikën e Onkologjisë paraqitet mungesa e terapive, a mendoni se do të përsëritet prapë një gjë e tillë?

“Pra kanë qenë dy prej indikatorëve që i zbuluam për mungesë herë pas here të tretmanin të këtyre pacientëve, ka qenë procedura shumë e gjatë dhe strikte në aspektin e blerjes të këtyre ilaçeve. Çka bëjmë, përveç procedurave momentale me ligj që janë tre muaj përpara se skadon afati i marrëveshjes paraprake, të mund të bëhet procedurë gjashtë muaj përpara, jo siç është momentalisht. Kjo do të ndihmon drejtorët në klinika, jo veç në Onkologji, kjo na paraqitet gjithë andej që nëse dështon procedura e parë të mund edhe një herë të rihapet procedura nga e para dhe të mund ilaçet të jenë në kohë. Momentalisht nuk mungon asnjë ilaç dhe të gjithë pacientët janë të furnizuar me terapinë e nevojshme”, shtoi ministri i Shëndetësisë./Alsat.mk

The post Intervistë me Azir Aliun, Ministër i Shëndetësisë appeared first on Alsat.