Inter dhe Juventus dhuruan spektakël mbrëmjen e djeshme, në një ndeshje që përfundoi me plot 8 gola.

Megjithatë, pas rezultatit trajneri i “neroazurëve”, Simone Inzaghi nuk ka mbetur i kënaqur.

Inzaghi u zemërua, sepse skuadra e tij pësoi katër gola dhe mendon se kampionët aktualë e merituan fitoren.

“Tifozët neutralë të futbollit u argëtuan, ata u kënaqën, unë jo. Në fakt, jam shumë i zemëruar dhe i zhgënjyer. Do të duhet të analizojmë se si pësuam katër gola. Juve mund të gjuajë katër herë. Por absolutisht nuk duhet të na shënojë katër gola”, tha Inzaghi pas ndeshjes.