Autoritetet iraniane thonë se kanë arrestuar 279 persona për të cilët pretendojnë se janë të lidhur me “organizata trazirash” të lidhura me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Shefi i policisë së sigurisë publike iraniane, Faraja, “njoftoi arrestimin e 279 banditëve dhe shkaktarëve të problemeve”, sipas një raporti në llogarinë Telegram të transmetuesit shtetëror iranian IRIB.

Gjatë javëve të fundit të trazirave, zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për nxitje të paqëndrueshmërisë në vend dhe i kanë quajtur protestuesit “vandalë”.

Protestat të cilat thuhet se janë përhapur në 180 qytete dhe qyteza në të 31 provincat, janë nxitur nga zemërimi për rënien e monedhës iraniane dhe kostos në rritje të jetesës.

E presidenti amerikan, Donald Trump, ka inkuruajuar të martën pr otestuesit që të vazhdojnë protestat, duke i quajtur ata “patriotë”. Ai ka thënë se ndihma për ta “është duke ardhur”.