Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se SHBA-ja ka shkelur armëpushimin në rajonin Hormozgan pranë ngushticës së Hormuzit.
Ministria ka thënë në një deklaratë se Irani do të përgjigjet dhe nuk do të hezitojë të mbrohet.
Ushtria amerikane kreu sulme të hënën në Iranin jugor kundër objektivave, duke përfshirë anije që përpiqeshin të vendosnin mina dhe vende për lëshimin e raketave, në ato që i ka përshkruar si veprime mbrojtëse.
“Shtetet e Bashkuara kryen një shkelje të rëndë të armëpushimit në rajonin Hormozgan në 48 orët e fundit. Irani e mban regjimin amerikan përgjegjës për të gjitha pasojat që vijnë nga këto veprime agresive dhe të pajustifikuara”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Iranit.
Sulmet e reja amerikane vijnë në kohën kur administrata Trump thotë se janë bërë përparime të mëdha në negociatat për të arritur një marrëveshje për fundin e luftës.
Teherani zyrtar ka thënë se ka përparime mirëpo sipas tij, marrëveshja nuk është afër të ndodhë.
