Zyra presidenciale e Iranit ka publikuar sot në median shtetërore një listë tronditëse me emrat e 2,986 personave që kanë humbur jetën gjatë protestave në vend.
Dokumenti, i cili përmban të dhëna të detajuara si emrat, mbiemrat, atësinë dhe një pjesë të numrave të identifikimit kombëtar, u bë publik përmes agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA.
Sipas njoftimit zyrtar, ky veprim vjen si pasojë e një urdhri të drejtpërdrejtë nga Presidenti Masoud Pezeshkian. Lista bazohet në të dhënat e siguruara nga Policia Shtetërore e Mjekësisë Ligjore.
“Publikimi i listës u bë me urdhër të Presidentit Masoud Pezeshkian, në përputhje me parimet e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies,” citon agjencia IRNA deklaratën e zyrës presidenciale.
Ky hap shënon një moment të rrallë hapjeje nga autoritetet iraniane lidhur me bilancin e viktimave të trazirave të brendshme, një temë që historikisht është trajtuar me rezerva të mëdha nga Teherani zyrtar.
