Pavarësisht gabimit nga pika e bardhë (dhe polemikave) të Xhonatan David, merkatoja e Juventusit, duke pasur parasysh qëndrueshmërinë financiare, do të nisë nga mesfusha dhe jo nga sulmi.

Prioriteti i Luçiano Spallettit për janarin është ky repart. Janë përmendur Fratesi (i tunduar edhe nga Turqia) dhe Guido Rodríguez, ndërsa tani rikthehet në skenë Frank Kesi.

Ish-lojtari i Milanit dhe Atalantës, aktualisht në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, nuk është më i bindur për aventurën në Arabinë Saudite. Al Ahli po planifikon afrime të reja dhe “presidenti” do të ishte i hapur për një rikthim në Europë, me kusht largimin e parakohshëm. Juventusi, që e kishte sonduar edhe në verë, po e vëzhgon.

Sipas “La Stampa”, Kesi është një pëlqim i vjetër i Damien Komolli, ndaj drejtori sportiv Marko Otolini po studion realizueshmërinë. Pengesa kryesore mbetet paga; me kontratë 14 milionë euro deri më 30 qershor. Skadenca pas 6 muajsh mund të jetë leva, sidomos nëse Al Ahli kontribuon financiarisht, si në rastin Inter-Kanselo. Në këtë skenar, Kesi-Juve mund të bëhet realitet.

The post Ish mesfushori i Milanit gati të riktehet në Evropë, te skuadra e Juventusit?! appeared first on Alsat.