Maqedonia është një nga shtetet më të varfra në Evropë dhe duhet të përballemi me këtë fakt. Ekziston një konstelacion politik dhe një shumicë stabile e cila, nëse dëshiron, mund t’i zbatojë reformat e dhimbshme strukturore për të cilat flasim prej dekadash dhe ta përmirësojë standardin jetësor të qytetarëve. Këtë mesazh e dha ish-ministri i Financave, Kiril Minoski, në emisionin Biznis 21.
–Gjykatësi më i mirë për të vlerësuar nëse reformat po zbatohen siç duhet është standardi jetësor dhe vetë qytetarët – ata do ta ndjejnë këtë drejtpërdrejt.
–Si është standardi jetësor i qytetarëve aktualisht?
– Thjesht, Maqedonia është një nga vendet më të varfra në Evropë. Ky është standardi jetësor. Ne duhet të përballemi me këtë fakt. Hapi i parë në procesin e të mësuarit është përballja me realitetin.
Minoski i dërgon mesazh Qeverisë që të përfshihet në dialogun e Këshillit Ekonomik-Social dhe të gjendet një zgjidhje për rritjen e pagave. Sa i përket arsyetimit kryesor të Qeverisë se rritja e pagave do të sjellë rritje të inflacionit, Minoski shprehet:
KIRIL MINOSKI, ISH-MINISTËR I FINANCAVEBiznis 21, 16.01.2026
43:52 – 43:56
Fridmani thotë se krijuesi kryesor i inflacionit më së shpeshti është vetë qeveria.
43:32 – 41:58
Shteti duhet të ndërmarrë masa përkatëse, të përfshihet aktivisht në procesin e dialogut social dhe të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes, sepse qëllimi i të tre palëve në dialogun social është përmirësimi i standardit jetësor. Duhet të kërkohen zgjidhje, duhet të kemi rritje të pagave reale dhe rritje të standardit jetësor. Në thelb, qëllimi i politikës dhe i krijimit të politikave është përmirësimi i jetës së qytetarëve.
Minoski alarmon se me borxh publik prej 63% të Bruto Prodhimit Vendor, vendi është më i ngarkuari me borxhe në rajon. Eurobondet e reja të emetuara nga shteti, në vlerë prej 1 miliard euro, si dhe borxhi i përgjithshëm prej 8.8 miliardë euro që duhet të shlyhet në pesë vitet e ardhshme, në kushtet e problemeve strukturore në ekonomi, do të jenë barrë shtesë për bizneset dhe qytetarët, vlerëson ai.
KIRIL MINOSKI, ISH-MINISTËR I FINANCAVE
Biznis 21, 16.01.2026
14:15 – 14:25
Shpresoj të mos vijmë në një situatë ku Maqedonia do të shpallte atë që quhet “default”, pra pamundësi për t’i shlyer obligimet e saj.
14:42 – 15:03
Shpresoj që të mos arrijmë në një situatë të tillë. Pyetja është hipotetike, por njëkohësisht shqetësuese. Megjithatë, mendoj se duhet të gjenden zgjidhje adekuate në menaxhimin e financave publike, ndoshta përmes shkurtimit të shpenzimeve dhe ndjekjes së një politike fiskale restriktive.
Sa i përket asaj nëse normat e interesit për eurobondet prej 1 miliard euro janë të favorshme, siç theksoi ministrja e Financave, Minoski vlerëson se çdo huamarrje me interes më të lartë se rritja e Bruto Prodhimit Vendor nuk krijon zhvillim, por borxh që do ta paguajnë brezat e ardhshëm.
