Arbër Ademi nga BDI tha se në zgjedhjet e kaluara nuk ndodhi ndryshimi, por siç e quan ai, një rotacion politik i dhunshëm pa vullnetin e shqiptarëve, transmeton TV21. Ademi tha se ata që u bën pjesë e qeverisë ishin pa legjitimitet dhe për këtë, Ademi thotë se “Ishin pak, ngelën edhe më pak”.
Tutje, ai shtoi se, kur ka mungesë të legjitimitetit, pushteti nuk mbahet gjatë.
“Para një viti nuk ndodhi ndryshimi, por thjesht një rrotacion politik i dhunshëm pa vullnetin e shqiptarëve. Ata që erdhën, erdhën pa legjitimitet dhe pa përfaqësim real të zërit shqiptar. Dhe sot, pas një viti, rezultati është i qartë:
Ishin pak, ngelën edhe më pak.
Kur mungon legjitimiteti dhe përkrahja e sinqertë nga qytetarët, nuk ka pushtet që mbahet gjatë. Në 2006-2008 zgjati 18 muaj, tash 9 muaj.
Shqiptarët folën qartë, ata duan përfaqësim të denjë, jo numra dekorativë në qeveri”, tha Ademi.
