Instituti për Shëndet Publik me rekomandime për ushqimin dhe pijet për festat e fundvitit. Thonë se alkooli ka shumë kalori dhe nuk ekziston nivel i sigurt i konsumimit, nuk ka as përfitime, përkundrazi vetëm rreziqe. Apelojnë për kujdes edhe me përdorimin e mjeteve piroteknike, që mund të ju shkaktojnë plagë, ndërsa festat shumë shpejtë mund të shndërrohen në fatkeqësi. Tymi gjithashtu kontribuon edhe në ndotjen e ajrit, ndërsa nga shpërthimi i kapsollave dhe fishekzjarrëve pësojnë edhe kafshët.
