Izet Mexhiti tha se qytetarët kanë vendosur që legjitimiteti t’i takojë VLEN-it. Mexhiti tha se kanë fituar shqiptarët dhe të gjithë ata që kanë besuar në ndryshim.
“Ne ju thamë që në fillim, këta janë zgjedhje lokale, zgjedhje për komuna. Ata kërkuan referendum, kërkuan legjitimitet dhe sovrani e vulosi që legjitimitetin e shqiptarëve e ka VLEN-i prej Dollnenit deri në Dibër, Strugë. Prandaj sonte kanë fitua shqiptarët, kanë fituar ata që kanë besuar në ndryshim”, tha Izet Mexhiti.

