Forcat izraelite kanë ndaluar 39 anije që transportonin ndihma dhe aktivistë të huaj, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg, drejt Gazës, duke lënë vetëm një anije ende duke lundruar drejt enklavës palestineze, thanë organizatorët e flotës të enjten.
Mirëpo, sipas platformës live tracker, besohet se vetëm katër anije të flotes Global Sumud janë ende duke lundruar, shkruan The Guardian.
The Independent raporton se forcat izraelite kanë kapur 39 anije që transportonin aktivistë dhe ndihma për në Gazë, dhe vetëm një anije është ende duke lundruar në drejtim të Rripit të Gazës.
Nga katër anijet që janë listuar si “në lundrim”, dy janë duke shkuar në veri, drejt Qipros. Një anije është ende në brigjet e Egjiptit, dhe një anije, Mikeno, është tani në ujërat territoriale të Gazës dhe thuhet se është disa kilometra larg tokës.
Më herët kamerat që transmetonin pamje të drejtpërdrejta nga anijet, treguan ushtarë izraelitë me helmeta duke hipur në anije, ndërsa pasagjerët e mbledhur së bashku me jelekë shpëtimi mbanin duart lart.
Zyrtarët izraelit e kanë quajtur provokim misionin e Globale Sumud, si dhe kanë bërë thirrje që ndihmat të dërgohen në një port izraelit. Flota Globale Sumud, që transporton ilaçe dhe ushqim për në Gazë, përbëhej nga 40 anije civile me rreth 500 aktivist në mesin e tyre, parlamentarë dhe avokatë.
The post Izraeli ndalon shumicën e anijeve me ndihma të cilat ishin nisur për në Gazë appeared first on Alsat.