Lufta kundër Iranit do të vazhdojë me intensitet të pandërprerë dhe pa kompromis, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Në një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme Netanyahu u shpreh se Izraeli ka “një plan të organizuar me shumë surpriza” për fazën tjetër të luftës me Iranin, “për të destabilizuar regjimin, për të lejuar ndryshimin”, tha Netanyahu.
“Ju jeni gjithashtu në shënjestër. Kushdo që e lëshon armën nuk do të dëmtohet. Kushdo që nuk e bën këtë do të jetë përgjegjës për çfarëdo që i ndodh”, theksoi netanyahu.
Duke iu drejtuar popullit iranian, kryeministri izraelit tha se “momenti i së vërtetës po afron”. Izraeli “nuk po përpiqet ta ndajë Iranin”, tha ai, “ne po përpiqemi ta çlirojmë atë”. Por në fund të fundit, “varet nga ju” të çlironi Iranin, tha ai, duke parashikuar se kjo do të sjellë paqe midis Izraelit dhe Iranit.
Netanyahu paralajmëroi gjithashtu qeverinë libaneze:
“Është përgjegjësia juaj të zbatoni marrëveshjen e armëpushimit [2024]. Është përgjegjësia juaj të çarmatosni Hezbollahun.” “Nëse nuk e bëni këtë, sulmet e Hezbollahut do të sjellin katastrofë në Liban”, tha Netanyahu. “Është koha që ju ta merrni fatin tuaj në duart tuaja. Sot të gjithë e kuptojnë se regjimi i ajatollahëve rrezikon të gjithë botën. Në ditët e fundit, Irani ka sulmuar një duzinë vendesh në rajonin e tij. Ne jemi në anën e tyre Shumë vende po na drejtohen tani për bashkëpunim”.
Në përfundim, Netanyahu tha se “Izraeli do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur qytetet dhe qytetarët tanë”.
