Dy automjete në pronësi të avokatit Asmir Alispahiq janë përfshirë nga zjarri në rrethana që për momentin mbeten të paqarta, mëson 4NEWS.MK.

Sipas informacioneve të para, rasti është raportuar në polici, e cila ka dalë në vendngjarje dhe po ndërmerr masa për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të identifikuar autorin.

Hetimet janë në vijim, ndërsa më shumë detaje priten pas përfundimit të hetimit.